Kida paralajmëron projektin e ri muzikor

2 javë më parë

Kida paralajmëron projektin e ri muzikor

Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit, Kida, duket se ka nisur punën për projektin e ri muzikor.

Këngëtarja shqiptare dhe shumë e pëlqyer nga publiku, zbuloi se një projekt i ri po vjen nga ajo, të paktën kështu lë të kuptohet me postimin e fundit.

Artistja në fjalë ka ripostuar një ‘boomerang’ të bërë nga producenti i njohur, Kushtrim Berisha, derisa tregon se së shpejti do e sjellë këngën e re.

Kida po vjen me këngë të re (Foto: Instagram)

“Diçka është duke bërë kjo vajza”, ka shkruar ai krahas këtij postimi, teksa një replikë rreth kësaj nuk ka munguar as nga Kida duke thënë se, “Nuk e dimë akoma”.

Dyshja nuk kanë zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtij projekti, por nuk ka dyshim se diçka e bukur po vjen nga Orhidea.

Kida (Foto: Instagram)

E njëjta këtë vit është larguar nga labeli “On Records”, me të cilin punoi për më shumë se një dekadë dhe tashmë është shndërruar në një ndër emrat më të dashur për publikun.

Ajo edhe këtë verë ka qenë mjaft e pranishme me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore në mbarë trojet shqiptare. /Telegrafi