KGjK përfundon verifikimin e 1081 kandidatëve për deputetë

1 muaj më parë

KGjK përfundon verifikimin e 1081 kandidatëve për deputetë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se bazuar në ligj, në Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e datës 18.01.2021, ka përfunduar verifikimin e 1081 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të datës 14.02.2021.

“Listat e kandidatëve janë dorëzuar në KQZ brenda afatit të përcaktuar në kërkesë. Me këtë rast, Këshilli ka përfunduar obligimin e vet në lidhje me këtë proces”, thuhet në njoftimin e KGjK-së.