Këto produkte ju shërojnë dëmtimin e këmbëve prej këpucëve

4 muaj më parë

Këto produkte ju shërojnë dëmtimin e këmbëve prej këpucëve

Të gjithëve na ka ndodhur të vrasim këmbët nga këpucë të ndryshme që kemi veshur. Madje nuk ka ndjesi më të keqe sesa kur sheh flluskat e krijuara, të cilat të mundojnë për ditë të tëra derisa shërohen plotësisht.

Ecja dhe qëndrimi në këmbë për orë të tëra, djersitja, mbathja e këpucëve pa çorape apo dhe vetë shtrëngimi i tyre krijojnë habitatin ideal për formimin e qeskave të dhimbshme me lëng që njihen ndryshe si flluska.

Flluskat janë përgjigjja auto-imune e trupit tonë për t’u mbrojtur nga fërkimi i lëkurës me djersën ose materialin e këpucëve e sandaleve. Përveçse produkteve farmaceutike, ka edhe shumë metoda natyrale që nuk kushtojnë.

Xhel Aloe vera: Xheli i bimës së Aloe veras ka veti anti-inflamatore të forta. Ai lehtëson çdo lloj inflamacioni siç janë në këtë rast enjtja dhe skuqja e lëkurës. Po ashtu, ka edhe aftësi hidratuese.

Uthulla e mollës: Uthulla e mollës parandalon inflamacionin e lëkurës. Merrni një tampon pambuku dhe njomeni me uthull molle. Më pas, vendoseni butësisht rreth zonës së flluskës dhe mbajeni për disa minuta.

Pasta e dhëmbëve: Mund ta keni përdorur në fytyrë, për larjen e shumë objekteve, por ky produkt ka efekt shumë pozitiv në qoftë se keni probleme me flluskat.