Këto ngjyra do të jenë gjithmonë në modë në vjeshtë, pavarësisht vitit

4 javë më parë

Këto ngjyra do të jenë gjithmonë në modë në vjeshtë, pavarësisht vitit

Vjeshta karakterizohet nga  nuancat shumëngjyrëshe të gjetheve të rëna. Tonet e portokallisë, kafes dhe të verdhës… ka diçka kur i sheh ato ngjyra që menjëherë të bëjnë të mendosh për stinën e vjeshtës.

E njëjta gjë vlen edhe për rrobat.

Si për çdo stinë vjeshte që kemi lënë pas, edhe për sezonin Vjeshtë/Dimër 2020, duket se ngjyrat që do të mbizotërojnë do të jenë në tonet e së bardhës, bezhës karamel, blusë së thellë dhe grisë. Janë disa ngjyra klasike, që sipas Who What Wear, janë gjithmonë “in” në vjeshtë.

Këto ngjyra, përveç faktit që mund të kombinohen mirë me njëra-tjetrën, mund t’i kombinoni edhe me ngjyra më të ndritshme e më të gjalla, pa asnjë problem.

Më poshtë mund të shihni pesë ngjyrat klasike të vjeshtës, të cilat i kthejmë vit pas viti.

Bezha

Blu e thellë

Ngjyra krem

Grija

Portokallia ‘e djegur’

 R.Class