Këto janë pagat marramendëse të menaxherëve të Telekomit

1 muaj më parë

Këto janë pagat marramendëse të menaxherëve të Telekomit

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës merr pagë vjetore mbi 30 mijë euro, deri zëvendësshefi, sekretari i koroporatës dhe zyrtari i financave paga mbi 25 mijë euro.

Pagat marramendëse të menaxherëve të Postës

Madje, gjatë vitit të kaluar u paralajmërua edhe rrezikim në pagat e punëtorëve të saj për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Vetëm në 2018-ën, Posta ka humbur rreth 1 milion e 200 mijë euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Për këtë arsye, Bordi i drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje pati kërkuar nga Qeveria që t’i mbulojë humbjet financiare në këtë ndërmarrje, pasi kjo e fundit është edhe aksionare në Postën e Kosovës dhe ka obligim të subvencionojë në situata të vështira.

Pavarësisht humbjeve me të cilat ka operuar Posta e Kosovës përgjatë viteve, zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarjeje publike kanë vazhduar të marrin paga të larta.

Buletini Ekonomik ka hulumtuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve më të lartë në këtë ndërmarrje publike.

Paga më e lartë në këtë institucion deri më tani i takonte Kryeshefit Ekzekutiv, Sejdi Hoxha me pagën mujore prej 2 mijë e 522 eurove, dhe me pagën vjetore prej 30 mijë e 265 eurosh, mirëpo ky zyrtar muajin që lamë pas dha dorëheqje nga posti i tij në Postën e Kosovës.

Ndërkaq, Zëvendës Kryeshefi Ekzekutiv në Postën e Kosovës, Shefqet Avdija për një muaj punë në Postë paguhet 2 mijë e 116 euro, dhe brenda vitit grumbullon të ardhura në vlerë prej 25 mijë e 392 eurosh.

Këshilltari i Përgjithshëm apo Sekretari i Korporatës në fjalë, Argjent Sefa paguhet nga buxheti i Postës së Kosovës, gjithsej 2 mijë e 160 euro në muaj dhe në vit 25 mijë e 929 euro.

Zyrtari kryesor i Financave dhe Thesarit, Behxhet Maliqi po ashtu posedon pagë mujore prej 2 mijë e 129 eurosh, ndërsa atë vjetore e merr në vlerë të 25 mijë e 550 eurove.

Ndërsa, sa u përket Drejtorëve të Postës së Kosovës, e që janë 8 sosh, pagat e tyre pothuajse janë të ngjashme.

Bashkim Mustafa me këtë pozitë përfiton 1 mijë e 624 euro për një muaj, përderisa paga vjetore e tij arrin vlerën e 19 mijë e 490 eurove.

Burim Geci, gjithashtu Drejtor në Postën e Kosovës, paguhet 1 mijë e 646 euro për një muaj ndërsa në vit ai merr 19 mijë e 757 euro.

Drejtori tjetër, Hasim Krasniqi ka pagë mujore prej 1 mijë e 658 eurove dhe atë vjetore prej 19 mijë e 900 eurove.

Naser Krasniqi me po të njëjtën pozitë paguhet 1 mijë e 616 euro, dhe në vit grumbullon gjithsej 19 mijë e 398 euro.

Vedat Tahiri në pozitën Drejtor në Postën e Kosovës merr pagën prej 1 mijë e 642 eurove për një muaj punë, kurse 19 mijë e 712 euro për një vit punë.

Xhyljetë Izmaku-Rama me pozitën po ashtu Drejtor ka pagën vjetore prej 19 mijë e 964 eurosh, përderisa ajo mujore shkon në 1 mijë e 663 euro.

Dhe Vjollca Avdyli me pozitën Zëvendës Drejtor merr 20 mijë e 529 euro, ndërsa në muaj paguhet me shumën e 1 mijë e 710 eurove.

Përpos Drejtorëve të lartëcekur edhe Xhevdet Smakiqi dhe Ylber Zabërgja figurojnë më pozitën e njëjtë si Drejtorë, mirëpo në deklarimet e pasurisë së tyre nuk figurojnë shumat e pagave. Te Smakiqi shuma e pagës nga Posta e Kosovës figuron 0.00 euro, ndërkaq Zabërgja ishtë emëruar tek muajin që lamë pas, prandaj paga e tij nuk figuronte.

Zyrtari i Auditimit të Brendshëm në këtë ndërmarrje publike Blerim Krasniqi, ka pagën mujore në vlerën e 1 mijë e 810 eurove dhe atë vjetore më vlerë 21 mijë e 727 euro.

Halit Isufi me pozitën Kryesues i Bordit në Postën e Kosovës, nga po e njëjta ndërmarrje paguhet me 726 euro, përderisa në vit shuma e pagës së tij arrin vlerën e 8 mijë e 721 eurove.

Ndërkaq, Rushan Ceka për pozitën Drejtor i Bordit në Postën e Kosovës ka pagën prej 983 eurove për një muaj dhe 11 mijë e 799 për një vit.

Si anëtarë të Bordit në Postën e Kosovës, marrin pagë edhe Hysen Fazliu, ku paga mujore e tij arrin 983 euro, dhe ajo vjetore del të jetë 11 mijë e 799 euro, Metie Jashari po ashtu Anëtare me pagë 641 euro për muaj dhe 7 mijë e 695 për një vit.

Kurse, Anëtari tjetër i Bordit në këtë institucion, Mejdi Xhokli posedon dy pozita në dy ndërmarrjet publike në Kosovë, njëra si Anëtar i Bordit në Postën e Kosovës ku paga e tij mujore arrin vlerën e 1 mijë e 300 eurove dhe me ç’rast në vit ai grumbullon 15 mijë e 600 euro dhe tjetra në Telekomin e Kosovës me pozitën Koordinator i Pajisjeve të Qajes në Ferizaj me pagë vjetore prej 14 mijë e 100 eurove.

Shefi i Postës së Kosovës, Sadri Shala për një muaj punë në këtë Postë merr 1 mijë e 520 euro dhe 18 mijë e 250 euro për një vit.

Dhe zyrtari i fundit është Ragip Zogiani që është menaxher në Postën e Kosovës, e që paguhet në vlerën e 18 mijë e 300 eurove në vit, ndërsa në muaj ka pagë në vlerë të 1 mijë e 300 eurove./buletini ekonomik/