Kështu s’e keni parë asnjëherë gjakovarin e “O sa mirë” (Foto)

2 vite më parë

Kështu s’e keni parë asnjëherë gjakovarin e “O sa mirë” (Foto)

Ditë më parë aktori i njohur Ernest Zymberi i njohur për rolin e tij si “Llukmani” në serialin “O sa mirë”, i dha fund beqarisë.

Ai kurorëzoi dashurinë e tij me Albulena Rexhepin në një dasmë shumë të bukur me familjarë, miq e shumë fytyra të njohura publike.

Në ditën e tij më të bukur, nuk ka se si të mungonin edhe kolegët e tij nga seriali.

Mysafir ishte edhe aktori Edi Kastrati.

Edi ishte bërë i njohur me rolin e tij si “Gjakovari”, ku arriti të bëjë shumë fansa për vete me humorin e tij.

Në dasmën e kolegut dhe shokut të tij, Edi duket se është kënaqur shumë.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale Edi shihet duke vallëzuar dhe me një këpucë në brezin e pantallonave të tij.

Për Express Edi thotë se nuk e di si ka arritur deri aty këpuca.

“Nuk e di çfarë kuptimi mund të ketë, veç e di që kam qenë duke vallëzua në dasmën e shokut dhe kolegut tim, se si ka arritur këpuca deri aty nuk më kujtohet”, tha ai duke qeshur.

Ndryshe seriali “O sa mirë” së shpejti pritet të fillojë me sezonin e ri./Express/