Këshilltari i Osmanit: U.d. e presidentes s’e ka shkelur Kushtetutën

2 muaj më parë

Këshilltari i Osmanit: U.d. e presidentes s’e ka shkelur Kushtetutën

Zyrtarë nga Presidenca kanë reaguar pas raportimeve se u.d. së presidentit, Vjosa Osmani, ka marrë vendim ndesh me Kushtetutën kur i ka shkarkuar nga pozita katër konsujt.

Këshilltari i Osmanit, Artan Murati, këto raportime i ka quajtur tendencioze e të pabazuara.

“Ja si duket një artikull tendencioz, i pabazuar dhe që shpërfaqë mos-njohuri elementare të situatës faktike e juridike në vend. U.d. e Presidentes, znj. Vjosa Osmani, NUK ka shkelur Kushtetutën. Këto amendamente kushtetuese, të cilave u janë referuar portali në fjalë, asnjëherë nuk janë votuar e as nuk kanë hyrë në fuqi. Pra, kanë mbetur vetëm propozim-amendamente, pa u materializuar”, thotë ai, duke shtuar se nuk ka asnjë amendament kushtetues i cili miratohet në Kuvend dhe i cili i kufizon kompetencat e u.d. të Presidentit, atëherë u.d Presidentja vishet me të gjitha kompetencat kushtetuese të Presidentit në momentin që fillon ushtrimin e detyrës.

“Të paktën mundohuni të mos e shpërfaqni paditurinë e thellë. Kaq”, ka thënë ai.