Kërkohet strategji afatgjate për ekonominë Kosovë-Shqipëri

4 vite më parë

Kërkohet strategji afatgjate për ekonominë Kosovë-Shqipëri

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka marrë pjesë sot në Forumin e parë ekonomik Kosovë-Shqipëri, i cili po mbahet në Prizren i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Hoti theksoi se integrimi ndërshqiptarë bëhet përmes kësaj forme të bashkëpunimit.
“Dy ekonomitë po unifikohen çdo ditë, po shfrytëzojnë komplementaritetet në turizëm, bujqësi, energjetike dhe sektorë të tjerë. Jemi duke punuar drejt unifikimit të plotë ekonomik ndër shqiptar”, shtoi ministri Hoti.

Ai gjithashtu bëri të ditur se diskutimet e të dy krerëve të përfaqësuesve të bizneseve dhanë mesazhe te tyre të qarta sa i përket bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, tha se pjesëmarrja e të gjithë akterërve në këtë takim dëshmon për forcimin e urave të bashkëpunimit në mes dy shteteve dhe të një populli të ndarë.“E veçanta e krejt kësaj në këtë takim është se kemi një preminencë të akterëve që janë të rëndësishëm për ekonominë e dy shteteve”, shtoi kryetari Gërxxhaliu.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë Nikolin Jaka, theksoi se ky aktivitet ka një rëndësi për të ofruar një të ardhme për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.

“Sot është një aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe kjo vuloset nga prezenca e madhe këtu. Sot jemi këtu për të ofruar një të ardhme tjetër dhe lëvizje tjetër për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve dhe këtë nuk do ta bëjmë me fjalë dhe deklarata të nacionalizmit, por me veprime”, shtoi Jaka.

Ai gjithashtu tha se qeveritë e dy vendeve të duhet të krijojnë mekanizëm për mbrojetjen e produkeve dhe se sipas tij nuk mjaftobn vetëm mbështetja por edhe strategji afatgjate për bashkëpunimin e dy shteteve në aspektin ekonomik./Aktivpress