Kërkohet që paga minimale në sektorin privat të jetë 350 euro

1 javë më parë

Kërkohet që paga minimale në sektorin privat të jetë 350 euro

Nga 250 sa ishte kërkesa e tyre për rritje të pagës minimale në sektorin privat, tani mbrojtësit e të drejtave të punëtorëve kërkojnë që kjo shumë të rritet edhe për 100 euro.

Sindikalistët kanë vendosur që Qeverisë së re t’i adresojnë kërkesën e re, me të cilën synojnë që paga minimale të jetë 350 euro.

Kjo shkaku i ndryshimeve të standardit të jetesës dhe rritjes për çdo ditë të çmimit të produkteve të konsumit.

Edhe qytetarët kërkojnë që paga minimale në sektorin privat të rritet.

Ata thonë se një pagë e tillë, nuk i mbulon as shpenzimet minimale që nevojiten për një familje.

Ndërsa, partia fituese e zgjedhjeve, Vetëvendosje, ende nuk ka ndonjë plan konkret për këtë çështje.

Kandidati për deputet, Hekuran Murati, nëpërmjet telefonit ka thënë se vetëm pas takimit të radhës me LDK-në, të enjten, ku pritet të trajtohet edhe paga minimale, do të mund të prononcohen për këtë çështje.

Këshilli Ekonomiko-Social, i cili vendos për rritjen e pagës minimale gjatë këtij viti kishte shqyrtuar mundësinë e rritjes së pagës minimale nga 170 sa është aktualisht, në 250 euro.

Për të njëjtën gjë edhe legjislatura e kaluar kishte diskutuar, për çka deputetët kishin kërkuar që të ketë harmonizim të pagës së sektorit privat me atë publik./KTV