Kërkohet prioritet për prodhimet dhe prodhuesit vendor

3 vite më parë

Kërkohet prioritet për prodhimet dhe prodhuesit vendor

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj gjatë takimit me drejtuesit e organizatës “Klubi i Prodhuesve të Kosovës”, u premtoi mbështetjen e Qeverisë, duke theksuar se do të gjejnë rrugë dhe forma të bashkëpunimit me qëllim të stimulimit, krijimit të lehtësirave dhe mundësive që prodhuesit vendor ta kujdesin dhe respektin e Qeverisë.

Anëtarët e klubit e kanë njoftuar zëvendëskryeministrin Limaj me angazhimet, punën, rezultatet, por edhe shqetësimet dhe problemet me të cilat ballafaqohen sot prodhuesit e Kosovës.

“Ne jemi këtu për t’ju ofruar të gjitha lehtësitë dhe mundësitë që i ka shteti i Kosovës, që është obligim i Qeverisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve tona prodhuese, shtimit të vendeve të reja të punës dhe ju siguroj se do ta keni mbështetjen e fuqishme të Qeverisë për t’i hapur një perspektivë të re zhvillimit të vendit tonë, sidomos sektorit të prodhimit”, tha Limaj.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani, u shpreh i bindur se kërkesat e tyre do të jenë të realizueshme, duke theksuar se tashmë ka ardhur koha që t’i jepet rëndësi prodhimit dhe prodhuesve vendor./AktivPress