Kërkohet paraburgimi i katër grabitësve në Gjakovë

3 muaj më parë

Kërkohet paraburgimi i katër grabitësve në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit të katër të pandehurve, G.V., S.P., J.P.,B.N., me dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “ grabitje”.

“Më 14.05.2019, rreth orës 19:30, në Gjakovë, pikërisht në rrugën “ Washingtoni” katër të pandehurit, të përgatitur më herët për këtë lloj grabitje, e kanë pritur të dëmtuarin Rr. K., i cili kishte ardhur nga Prishtina për tu takuar me të njëjtit, me qëllim të blerjes së narkotikëve. Të pandehurit në fjalë e kishin ftuar të shkonte te vetura e tyre, dhe pasi e kanë shëtitur në drejtim të “shkugëzës”, me armë zjarri e kanë kërcënuar duke ia marrë 2.500 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të pandehurit G.V, S.P., J.P., dhe B.N., me urdhër të Prokurorit të shtetit janë në mbajtje nga data 15.05.2019, dhe i njëjti ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh./AktivPress/