Kërkohet paraburgim për një person në Pejë, akuzohet për vrasje në tentativë

2 muaj më parë

Kërkohet paraburgim për një person në Pejë, akuzohet për vrasje në tentativë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë qytet caktimin e paraburgimit për të pandehurin, F.Q., me dyshimin se ai ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, transmeton AktivPress.

“Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve, ndaj të pandehurit F.Q., në drejtim të veprës penale të lartcekur, për shkak se me datën 9 shkurt të këtij viti, rreth orës 22:00, në qytetin e Pejës, i pandehuri F.Q., pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin U.G., nxjerr nga xhepi një mjet të mprehët (thikë) dhe e godet atë në mollëzën e faqes se majtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake./AktivPress/