Anxhela Peristeri është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar. Së fundmi ajo ka shkuar me pushime dhe është duke shijuar maksimalisht ditët pranë rrezeve të diellit dhe detit.

Këngëtarja ka ndarë poza të ndryshme më ndjekësit e saj nëpërmjet llogarisë në “Instagram”.  Në fotot e publikuara Anxhela shihet me forma perfekte fizike.

Ditën e djeshme, Peristeri ka postuar një foto teksa qëndron e ulur afër detit. Me ngjyrën çokollatë dhe pozën e bërë këngëtarja ka marrë shumë komplimente nga ndjekësit e saj.

“E puthur nga dielli”- shkruan ajo krah fotos.

Anxhelën e kemi parë mjaft aktive  edhe në muzikë, ku së fundmi ka publikuar dhe dy projekte të reja muzikore të cilat janë kthyer në shoqërueset e gjithsecilit prej nesh në këto ditë të nxehta vere.