Këngëtarja serbe që urren shqiptarët, frymëzohet nga Ronela Hajati (Foto)

3 vite më parë

Këngëtarja serbe që urren shqiptarët, frymëzohet nga Ronela Hajati (Foto)

Edhe pse shpeshherë këngëtarja serbe, Jelena Karleusa është shprehur se urren shqiptarët dhe flet me mllef ndaj tyre, përsëri duket se gjen frymëzim tek ne.

Dhe është pikërisht këngëtarja Ronela Hajati e cila duket se e frymëzon serben, kjo pasi kohët e fundit në fotot e publikuara në “Instagram” ajo shihet më të njëjtën veshje si Ronela para disa kohësh.

Kohë më parë Ronela ka publikuar një foto në Instagram me çizme të gjata “silver” dhe xhaketë xhins, të njëjtën veshje që i shohim Jelenës në fotot e fundit në Instagram.

Duket se këngëtares serbe i ka pëlqyer kjo veshje dhe nuk e ka menduar aspak se ideja ishte pikërisht nga një shqiptare. Tani, le të shpresojmë që kjo gjë ta bëjë Jelenën ta ndryshojë sadopak mendimin drejt nesh.