Këngëtarja kosovare: M’thirri n’darkë e ju doka…

1 javë më parë

Këngëtarja kosovare: M’thirri n’darkë e ju doka…

Rep-artistja e mirënjohur shqiptare, Tayna, është një ndër emrat më të pëlqyer dhe komentuar të showbiz-it vendor.

Tayna e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka rrëmbyer vëmendje me një fotografi që ka publikuar sot.

“M’thirri n’darkë e ju doka si darkë, uh lala”, ka shkruar Tayna krahas fotos, teksa me këtë fjali ka lënë të kuptohet se mund të jetë pjesë e tekstit të projektit të ri.

Tayna para disa ditëve ka paralajmëruar fansat se po vjen me projekte të reja muzikore. “Bye Bye” titullohet projekti i fundit i artistes të cilin e solli në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.

Kjo këngë deri tani numëron mbi 22 milionë klikime./21Media