Këngëtarja e njohur shqiptare thotë se është më mirë se para 10 vjetësh

5 muaj më parë

Këngëtarja e njohur shqiptare thotë se është më mirë se para 10 vjetësh

Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa, e cila së fundmi është edhe prezantuese e spektaklit “Top Talent”, është shfaqur në super formë kohët e fundit.

Madje duket se Eneda është në një periudhë të mirë të jetës së saj. Ajo ka zbuluar se ndryshimi erdhi pasi këtë vit ka vendosur që t’i përkushtohet palestrës.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, këngëtarja shprehet se ndihet më mirë sesa 10 vite më parë si në turp ashtu edhe në shpirt, shkruan “Panorama”.

“Kam qenë gjithmonë sporadike në palestër, gjithë këto vite. Ja që këtë vit e vura prioritet dhe më besoni që jam më mirë se 10 vite më parë. Fizikisht, mendërisht, shpirtërisht. Dhe nuk është se kam hequr shumë nga dëshira për të ngrënë. Por punoj fort.

Ua sugjeroj fort të gjitha vajzave. Për mua është një “e mirë e domosdoshme”. Meritat i kam edhe vetë”, ka shkruar krahas një video ku ajo shfaqet në palestër.