Kënga e Dhurata Dorës transmetohet në televizionin e njohur francez

4 javë më parë

Kënga e Dhurata Dorës transmetohet në televizionin e njohur francez

Dhurata Dora një muaj më parë publikoi një këngë në bashkëpunim me artistin francez të njohur si Soolking.

“Zemër” rezultoi një sukses i vërtetë dhe tashmë është kthyer në një hit në të gjitha trojet shqiptare.

Në fakt që nga momenti i publikimit ishte e sigurt se kjo këngë do t’i sillte Dhuratës edhe sukses kombëtar.

Kjo gjë tashmë u bë realitet dhe këngëtarja shqiptare është bërë e njohur edhe në Francë.

Një nga fansat e saj ka publikuar në ‘Instagram’ një video të shkëputur nga një televizion i njohur francez, i cili transmeton këngën e Dhuratës dhe Soolking.

 

 

Shumë rrallë ndodh që në mediat e huaja të transmetohet muzikë shqip, prandaj ky është një sukses i vërtetë për Dhurata Dorën.

“Zemër” deri më tani ka rezultuar një sukses i vërtetë, sepse numëron gati 85 milionë shikime në ‘Youtube’ dhe komentet për të janë në gjuhë nga më të ndryshme.