KEK-u dhe Telekomi nënshkruajnë kontratën kornizë për tri vitet e ardhshme

3 muaj më parë

KEK-u dhe Telekomi nënshkruajnë kontratën kornizë për tri vitet e ardhshme

Ndërmarrja më e madhe publike në vend, Korporata Energjetike e Kosovës, sot ka nënshkruar kontratën kornizë (tri vjeçare) me operatorin me oferta joshëse në treg, Telekomin e Kosovës.

Afër 4000 punëtorë të KEK-ut, tri vitet e ardhshme do të kenë çasje në shërbimet më të reja të Vala-s dhe do të përfitojnë nga rrjeti i shpejtë i internetit, që kësaj korporate do t’ua lehtësojë në masë të madhe sistemin e operimeve ditore, transmeton AktivPress.

u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Luigj Imeri ka thënë se nënshkrimi i kontratës mes këtyre dy ndërmarrjeve paraqet vazhdimin e bashkëpunimit dhe mirëbesimit mes dy ndërmarrjeve publike të Kosovës.

“Është e rëndësishme të thuhet se jemi shumë të kënaqur që KEK-u po vazhdon me shërbimet e VALA-s dhe kjo marrëveshje e sotme paraqet thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. KEK-u është korporata më e madhe në vend me numrin më të madh të punëtorëve, andaj nga sot KEK-u do të jetë pjesë e shfrytëzimit të shërbimeve të Vala-s për shkak të ofertës së saj më të favorshme”, theksoi Luigj Imeri, u.d. i Kryeshefit Ekzekutivë të KEK-ut.

Nga ana tjetër, u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina bëri të ditur se është tejet i entuziazmuar për nënshkrimin e kontratës me KEK-un, duke thelluar kështu edhe më tepër partneritetin reciprok./AKTIV PRESS/