
KEK-u aktivizon planin B – nga nesër në prodhim punohet me dy ndërrime
10 muaj më parëKEK-u aktivizon planin B – nga nesër në prodhim punohet me dy ndërrime
KEK-u aktivizon planin B – nga nesër në prodhim punohet me dy ndërrime.
Ky është njoftimi zyrtar:
Të nderuar punonjës të KEK-ut,
Ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë DM. z. Njazi Thaçi, me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes së punëtorëve të korporatës nga korona-virusi (COVID-19) Komiteti i Sigurisë në nivel të Korporatës ka vendosur që nga nesër e Hënë dt:23.03.2020, në PRODHIM do të punohet me dy ndërrime nga 12 orë, ndërsa në MIRËMBAJTJE do të punohet ne GRUPE vetëm në ndërrimin e parë gjithashtu me orar 12 orë, hap ky që do të shmang në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës.
Kjo nënkupton operimin e departamenteve si ne vijim:
PRODHIMI – do të vazhdojnë të operojnë me katër ndërrime A, B, C dhe D por ndërrimi do të ketë 12 orë punë dhe atë 07:00-19:00 dhe 19:00-07:00
MIREMBAJTJA – do të operoj në dy ndërrime A dhe B dhe atë në orarin 07:00-19:00 (kjo nënkupton një ditë ndërrimi A ndërsa ditën tjetër ndërrimi B, dhe vazhdon në këtë cikël). Në rast të mungesës së personelit të mirëmbajtjes për organizim në dy grupe A dhe B, është detyrë e DE dhe departamenteve përkatëse të divizionit të bëjnë riorganizimin e mirëmbajtjes në kudër të një ndërrimi.
Përndryshe, duke qenë se KEK prodhon qymyr dhe energji elektrike, një nga produktet elementare për jetesë për gjithë qytetarët e Kosovës, menaxhmenti i KEK-ut falënderon të gjithë punëtorët për angazhimin maksimal gjatë këtyre ditëve dhe konsideron që Ju jeni heronjtë të këtij vendi duke ju renditur në vijë me stafin mjekësorë, atë të FSK-së dhe policisë së Kosovës. menaxhmenti i KEK-ut, njëherësh siguron të gjithë punëtorët se do t’i marrin të gjitha masat në nivel korporate për ruajtjen e shëndetit dhe mbrojtjen nga infektimi dhe përhapja e këtij virusi në KEK.
Për më tepër, KEK-u ka filluar përgatitjet me kohë duke marr masat e duhura që nga dt: 10/03/2020 në ngritjen e vetëdijesimit në koordinim dhe duke marrë këshilla nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publike të Kosovës (IKSHPK). Bazuar në këshillat dhe rekomandimet e Institutit për parandalim dhe luftimin e këtij virusi KEK-u ka filluar dezinfektimin e hapësirave në të gjitha njësitë prodhuese dhe poashtu në autobusët që transportojne punëtorët. Pastaj, bazuar në vendimet e Qeverisë ka filluar reduktimin e stafit ku ka qenë e mundur por pa rrezikuar prodhimin dhe operimet. Si hapë të parë jane liruar punëtorët me sëmundje kronike dhe moshat me të vjetra.
SHËNIM:
I.) Në vijë me masat mbrojtëse nga të gjithë punëtorët që shfrytëzojnë transportin e KEK-ut, kërkohet që të respektojnë rregullat si në vijim:
o Secili punëmarrës i KEK-ut të plotësojë listen e prezencës në autobus.
o Secili punëmarrës përfshirë edhe shofarat duhet të vendosin maskat dhe dorëzat dhe te mbaje distancën.
II.) Për çdo informatë shtesë në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e përhapjes se pandemisë (COVID-19) mos hezitoni të kontaktoni Kordinatorin e shtabeve të emergjencave në nivel të Korporatës kontaktet e të cilit i gjeni tek drejtorët/menaxheret e juaj
III.) Bashkangjitur gjeni: Informata të përgjithshme për mbrojtjen kundër pandemisë së korona – virusit (COVID-19)
Me respekt,
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS”.