KB Rahoveci tërhiqet nga organizimi i Final 8, shkaku i ndeshjes me KB Pejën

3 muaj më parë

KB Rahoveci tërhiqet nga organizimi i Final 8, shkaku i ndeshjes me KB Pejën

KB Rahoveci me një njoftim në orët e vona të natës ka thënë se do të tërhiqet nga organizimi i Final 8. Këtë garë ata e kishin organizuar edhe vitin e kaluar

Sipas këtij njoftimi, vendimi për t’u tërhequr nga organizimi i kësaj gare vjen pasi duelit të tyre nda KB Pejës dhe qasjen e gjyqtarëve karshi skuadrës së tyre.

“Pas zhvillimeve në duelin e fundit ndaj Pejës dhe qasjes së gjyqtarëve të ndeshjes ndaj skuadrës sonë, bordi i KB Rahovecit ka zhvilluar sot një takim ku ka diskutuar me gjerësisht për ecurinë e kampionatit dhe gjendjen aktuale në klub”, shkruan në njoftimin e klubit. /Express/

Postimi i plotë i KB Rahovecit

Pas zhvillimeve në duelin e fundit ndaj Pejës dhe qasjes së gjyqtarëve të ndeshjes ndaj skuadrës sonë, bordi i KB Rahovecit ka zhvilluar sot një takim ku ka diskutuar me gjerësisht për ecurinë e kampionatit dhe gjendjen aktuale në klub.

Fillimisht bordi i KB RAHOVECI shpreh shqetësimin për referimin skandaloz në ndeshjen ndaj Pejës, tendencë kjo që nuk është vërejtur vetëm në takimin e fundit, por në vazhdimësi.

KB RAHOVECI edhe në takimet e rregullta me krerët e FBK-së, ka tërhequr vërejtjen për dëmin që po i bëhet skuadrës sonë me këtë qasje, por duket që këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhër.

Bordi i KB Rahovecit njëzëri ka konstatuar se nuk do të tolerojë dhe lejojë të shkelet dhe nëpërkëmbët puna e shumë njerëzve që janë të përfshirë në klub, e sidomos atyre donatorëve që po japin nga djersa e tyre që klubi të vazhdoj funksionimin.

Bordi I KB RAHOVECI po ashtu kërkon nga drejtuesit e FBK-së që të kenë parasysh këto zhvillime për një ecuri të rregullt të kampionatit. KB RAHOVECI i ka dhënë shumë basketbollit kosovar viteve të fundit, madje ka qenë edhe shembull për organizim dhe atmosferë të paparë qe shumë vite në Kosovë.

Për këtë arsye dhe për hir të basketbollit, edhe këtë vit në kohë pandemie ka vendosur që të marr organizim e FINAL 8 kupës së Kosovës, që ka kosto të lartë, mirëpo duke parë zhvillimet aktuale në raport me skuadrën tonë, kemi vendosur që të tërhiqemi nga organizmi i këtij kompeticioni për këtë vit.

Bordi i KB Rahoveci, nuk e sheh të arsyeshme dhe e ka të pamundur të vazhdoj organizime të tilla në kohën kur po dëmtohet vazhdimisht dhe në momentet më të rëndësishme.

Bordi i KB Rahoveci u kërkon falje qytetarëve të komunës sonë dhe gjithë basketbolldashësve për këtë veprim, por konsideron që ky duhet të jetë mesazh ndaj FBK-së, e që besojmë se do të shërbejë edhe në të mirë të klubeve tjera që përjetojnë një situatë si të skuadrës sonë.

Në fund KB RAHOVECI garanton të gjithë që do të vazhdoj garën dhe punën profesionale, por pa hequr dorë asnjëherë nga kërkesa që gara të jetë fer dhe korrekte.