Katër të arrestuar në Ferizaj për prostitucion

3 vite më parë

Katër të arrestuar në Ferizaj për prostitucion

Policia e Kosovës, në Ferizaj me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj ka realizuar një kontroll në një lokal nën dyshimin e bazuar për veprimtari të kundërligjshme, ku ka arrestuar katër persona.

Personat janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale: ,,mundësim ose detyrim në prostitucionit” dhe ,,ofrim i lokalit për prostitucion”.

Sipas policisë, të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: R. B. lindur me 1966 m/sh/k, G. Sh. lindur me 1993 m/sh/k, A. Sh. lindur me 1983 m/sh/k dhe S. R. lindur me 1960 m/sh/k.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë ndaj të dyshuarve të arrestuar./AktivPress