Katër përdorimet mjekësore të aloe verës

12 muaj më parë

Katër përdorimet mjekësore të aloe verës

Aloe vera është një nga bimët që ka më shumë përfitime mjekësore në gjithë botën. Përdorimi i saj fillon që në kohrat antike. Në këtë artikull do ju tregojmë për benefitet e kësaj bime të fuqishme.

Trajton aknet

Aloe Vera punon si një antibakterial dhe astrigjent i fuqishem për pastrimin e fytyrës nga puçrrat e ndryshme . Aloe vera pastron lëkurën nga të gjitha papastërtitë e ndryshme, ndihmon në hapjen e poreve dhe largojnë papastërtitë që janë mbledhur aty. Nga ana tjetër ale vera përmban antibiotikë natyralë që favorizojnë stimulimin e lëkurës me qëllim që të shërohet.

Rigjeneron lëkurën

Aplikimi i aloe veras rrit prodhimin e fibroblasteve të cilat prodhojnë kolagjen, proteinë kjo përgjegjëse për kontrollin e plakjes së lëkurës. Alo vera ka përmbajtje të lartë të betakarotenit vitaminës C dhe E, të cilat ndihmojnë në reduktimin e plakjes së lëkurës.

Largon rrathët e zinj të syve

Duhet ta dini se është shumë e vështirë që të largohen rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve. Gjithsesi aloe vera do ju ndihmojë që ato të reduktohen dhe pamja e syve tuaj do përmirësohet ndjeshëm. Kjo është për shkak të vetive që ka aloe vera, të cilat i përmendëm dhe më lart.

Lufton rënien e flokëve

Gjithashtu lufton rënien e flokëve sepse ka më shumë se 20 minerale dhe vitaminat A, B1, B2, C dhe E të cilat janë esenciale për shëndetin e flokut. Aloe vera forcon scalpin sepse penetron në folikulën e flokut dhe pastron skalpin./Shije.al