Katër kryetarë komunash, në komisionin e granteve milionëshe
4 vite më parëKatër kryetarë komunash, në komisionin e granteve milionëshe
Komisioni i Granteve ka bërë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj me short, për katër kryetarë të komunave me mandat ligjor njëvjeçar si anëtarë të Komisionit të Granteve gjatë vitit 2017.
Anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve, janë përzgjedhur kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, si dhe kryetari i komunës së Zubin Potokut.
Ky lajm është bërë publik nga komuna e Klinës.
Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua dhe u aprovua Raporti i përshtatshmërisë së financimit komunal, ku sipas këtij Raportit, Komisioni i Granteve ka aprovuar grantet qeveritare për financimin e komunave, si vijon:
- Granti i Përgjithshëm – në shumë prej 134.91 milionë euro
- Granti Specifik për Arsim – 161.33 milionë euro
- Granti Specifik për Shëndetësi – 42.08 milionë euro
- Financimi për Shëndetësi Sekondare – 2.60 milionë euro dhe
- Financimi për Shërbime Rezidenciale – në shumë prej 0.24 milionë euro
- Përfshirjen e parashikimit të të hyrave vetanake komunale në buxhetin e Qeverisë së Përgjithshme në shumë prej 80 milionë euro./AktivPress