Kate Middleton pret fëmijën e tretë

4 vite më parë

Kate Middleton pret fëmijën e tretë

Princi William dhe gruaja e tij Kate po presin fëmijën e tyre të tretë.

“Lartësitë e tyre mbretërore Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shumë të lumtur të njoftojnë se janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë,” thuhet në deklaratën e Pallatit Kensington.

Poashtu në deklaratën tyre thuhet se të gjitha angazhimet e Kate janë anuluar pasi Dukesha kishte probleme shëndetësore, transmeton AktivPress.

William dhe Kate kanë dy fëmijë Xhorxh dhe Sharlot, të cilët janë të moshës katër dhe dy vjeç./AktivPress