Kastrati i shkruan Thaçit dhe Hotit: Xhandarët serbë terrorizuan qytetarët e Karaçevës

3 muaj më parë

Kastrati i shkruan Thaçit dhe Hotit: Xhandarët serbë terrorizuan qytetarët e Karaçevës

Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati i ka nisur një shkresë zyrtare presidentit dhe kryeministrit të Kosovës për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë.

Ai po thotë se një provokim i tillë është i papranueshëm dhe se qytetarët e anës së Karaçevës po terrorizohen.

“Është tejet shqetësuese që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë. Siç shihet në edhe në video, ata kanë ardhur në një zonë të frekuentuar nga banorët e të gjitha moshave”, ka shkruar ai.

“Provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm. Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë”.

“Lidhur me këtë çështje u kam nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim”.