Kastrati i jep lamtumirën Lokomotivës, pas kalimit te Dinamo Zagreb

2 muaj më parë

Kastrati i jep lamtumirën Lokomotivës, pas kalimit te Dinamo Zagreb

Lirim Kastrati i ka dhënë fund aventurës së tij te Lokomotiva Zagreb.

21 vjeçari tashmë do të jetë pjesë e gjigantit kroat, Dinamo Zagreb, pasi këta të fundit e kanë blerë kartonin e tij për 2 milionë euro, transmeton Klan Kosova.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati ka falënderuar skuadrën e Lokomotivës për kontributin e tij dhënë për dy vjet e gjysmë.

“Nuk është kurrë e lehtë të largohesh nga familja, të largohesh nga shtëpia. Për këto vite Lokomotiva ishte familja ime, shtëpia ime dytë. Faleminderit secilit prej jush që më ndihmuat në udhëtimin tim, nuk dua t’iu harroj kurrë dhe do të jem gjithmonë i lumtur të kthehem në Kajzericu”, është shprehur ai.

“Tani është koha për sfida të reja, duele të reja dhe fitore të reja”.

Futbollisti nga Hogoshti i Kamenicës shkëlqeu këtë vit në Kroaci duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar shtatë asistime brenda sezonit.