Kapiteni i FSK-së i ftuari i radhës nga Specialja

1 muaj më parë

Kapiteni i FSK-së i ftuari i radhës nga Specialja

Ish-ushtari UÇK-së nga Dragashi, Petrit Bojaxhiu, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Bojaxhiu, i cili është edhe kapiten në FSK, tha se do t’i përgjigjet ftesës. “Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, tha ai për “PrizrenPress”.

Ai, është ftuar që të paraqitet në gjykatë me datën 25.09.2019.

Ndërkaq, organizatat e dala nga lufta në Dragash kanë reaguar ndaj kësaj ftese të Gjykatës Speciale.