Kanye West dhe EMI më në fund arrijnë marrëveshje për kontestin

1 muaj më parë

Kanye West dhe EMI më në fund arrijnë marrëveshje për kontestin

Kanye West dhe organizata muzikore EMI më në fund e kanë arritur një “marrëveshje në parim” për ta zgjidhur një proces gjyqësor të lidhur me kërkesën e reperit për liri kontraktuese.

West e paditi fillimisht EMI në janar të vitit 2019, duke pretenduar se kur marrëveshja e tij në vitin 2003 u kombinua me zgjatje, ajo u bë e pavlefshme sipas statutit të Kalifornisë – i cili i kufizon kontratat e shërbimeve personale në jo më shumë se shtatë vjet.

EMI më pas e “ktheu goditjen” me padinë kundër West në New York në mars të vitit të kaluar, duke pretenduar se muzikanti e kishte bërë një “përpjekje flagrante për ta anashkaluar” një dispozitë të kontratës e cila i siguroi New Yorkut juridiksion ekskluziv, shkruan KOHA Ditore.

Të dy palët dukej se e kishin arritur një zgjidhje në shtator vitin e kaluar, por kjo më pas dështoi, ndërsa shefat në kompaninë muzikore kërkuan nga një gjykatës federal në New York në dhjetor që të rihapej rasti.

Gjykatësi i dha yllit të Follow God dhe EMI afat deri më 13 janar për ta arritur një marrëveshje të re, me ç’rast të dy palët e njoftuan Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Jugor të New Yorkut të hënën se e kanë arritur një “marrëveshje në parim” për ta zgjidhur padinë, sipas Pitchfork.

Nëse nuk bëhen ankesa të tjera, rasti zyrtarisht do të zgjidhet më 14 shkurt.