Kanosje ndaj kryetarit të Gjykatës në Suharekë

3 vite më parë

Kanosje ndaj kryetarit të Gjykatës në Suharekë

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Dega në Suharekë, ka raportuar se është kanosur nga një person i dyshuar.

Kanosja kryetarit të Gjykatës – Dega në Suharekë i ka ardhur përmes rrjetit social.

Policia njofton se rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa kanosja thuhet se ka ndodhur më 8 shkurt.

Po ashtu, në raportin e saj të përditshëm Policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar.

Këtë rast, policia po e trajton si kanosje ndaj personit zyrtar.