Kanë të ardhurat më të vogla por kosovarët pushojnë më shumë se fqinjët rajonal

1 muaj më parë

Kanë të ardhurat më të vogla por kosovarët pushojnë më shumë se fqinjët rajonal

Në një anketë të nisur nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, është zbuluar se 46% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar nuk kanë mundur t’i ofrojnë vetes as një javë pushim jashtë shtëpisë.

Nëse marrim shtetet veçmas, del se qytetarët e Shqipërisë janë ata që më së paku kanë pushuar.

63 % e qytetarëve të këtij shteti nuk arritën që të pushojnë. Serbët janë të dytit.

Ndërkohë vetëm 33% e qytetarëve të Kosovës nuk arritën të marrin pushime. Më shumë pushim se qytetarët e Kosovës del se bëjnë vetëm boshnjakët. /Express