Kancelari austriak: “Ballkani Perëndimor është brendësia e Evropës, jo një oborr i shtëpisë”

2 muaj më parë

Kancelari austriak: “Ballkani Perëndimor është brendësia e Evropës, jo një oborr i shtëpisë”

Kancelari austriak Alexander Schallenberg ka thënë se nuk ka alternativë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ai ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në veri të Kosovës me ç`rast tha “se përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të parandalohet dhe shpreson që tani, pas zgjedhjet lokale, do të kthehet më shumë paqe”, transmeton Klankosova.tv.

Në një deklaratë për Tanjug, Schallenberg theksoi se Ballkani Perëndimor është një rajon në afërsi të Austrisë, i cili është i lidhur ngushtë me këtë rajon, ekonomikisht, politikisht dhe në aspektin kulturor prandaj mesazhi i tij për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është i qartë – e ardhmja e tyre është në BE, transmeton Klankosova.tv.

“Ballkani Perëndimor nuk është vetëm oborri pas shtëpisë, por brendësia e Evropës. Nuk ka rajon që është më evropian dhe është i rrethuar nga BE. Çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor ka pasoja të menjëhershme për ne,” tha Schalenberg.