Kanalizimi dhe rrugët në Likovc, prioritet komunal

3 vite më parë

Kanalizimi dhe rrugët në Likovc, prioritet komunal

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka takuar banorët e fshatit Likoc më qëllim që të diskutoj me ta në lidhje me projektet që do të realizohen në këtë lokalitet gjatë vitit 2017. Në fokus të diskutimeve ishte projketi i kanalizimit në fshatin Likoc, si dhe projektet e tjera infrastrukturore në vazhim në këtë lokalitet.

Në njoftimin e komunës thuhet se nënkryetari Nura i ka siguruar banorët e Likocit se në vitin 2017 do të nisë realizimin e projektit të kanalizimit,  do të vazhdojë projektin e zgjërimit të rrugës nga Rezalla deri në Likoc, si dhe do të përfundojë rrugët e mbetura të lagjeve.

“Ai tha se projekti i kanalizimit të Likocit është në prioritetet e vitit 2017, të parapara me buxhet. Z. Nura, siguroi po ashtu se, mbikqyrja e projekte do të bëhet në mënyrë rigoroze nga organet profesionale dhe nga vetë komuniteti I këtushëm”, thuhet në njoftim.

Banorët pjesëmarrës në takim u interesuan për detaje të realizimit të projekteve, në veçanti për atë të kanalizimit, pasi problem me ujëra të zeza në këtë pjesë të Skenderajt është evident./AktivPress