Kanadezi pretendon se ka dëshmi për këmbëmadhin, por askush s’e merr seriozisht!

3 vite më parë

Kanadezi pretendon se ka dëshmi për këmbëmadhin, por askush s’e merr seriozisht!

Një burrë kanadez pretendon se sa ka mbledhur dëshmi, për të cilat beson se do të provojë ekzistencës e krijesës së quajtur “Këmbëmadhi”.

Burri e ka çuar çështjen në gjykatën e British Columbia, në përpjekje për të detyruar qeverinë lokale për të mbështetur kërkimet në habitatin e bishës mitike, siç pretendon ai. Todd Standing ka kryer ekspedita në malet Rocky të Kanadasë për gati një dekadë.

Ai ka lëshuar më parë imazhe, për të cilat pretendon se ofrojnë pamje të “qartë” të krijesës.

Krijesa mitike ka qenë subjekt i mashtrimeve për shumë dekada, por ajo u bë e “famshme” më shumë në filmim famëkeq Patterson-Gimlin i viteve 1960.

Standing beson se ai mund të japë analizë gjenetike të humanoidit dhe dëshiron që qeveria të pranojë ekzistencën e saj.

Ai tani ka ngritur një padi në Gjykatën Supreme të  British Columbia, sipas Sun Vancouver, duke akuzuar ministrinë e Peshkut dhe të Natyrës së egër për “heqje dorë nga detyra që kanë të bëjnë me interesat e një specie apo të kafshëve të egra indigjene”.

Duke folur për Metro News, Standing sugjeroi se qeveria është përgjegjëse për një zonë toke ku ai mendon se të paktën një krijesë banon. “Kam shumë dëshmi, kjo është shumë më tepër sesa një dyshim i arsyeshëm,” tha ai.

“Kjo kërkon seriozisht më shumë hetime. Është e papërgjegjshme që askush nuk e merr këtë seriozisht”, mshtoi ai./oranews