Kampioni Olimpik bëhet hero, shpëton çiftin nga mbytja

11 muaj më parë

Kampioni Olimpik bëhet hero, shpëton çiftin nga mbytja

Kampion në sport dhe jashtë tij. Kështu mund të përkufizohet legjenda e notit, Filippo Magnini. Kampioni olimpik po shijon pensionimin, por kur thirret në apel ai është i gatshëm të japë gjithçka nga forca e tij.

Së fundmi, 37 vjeçari italian është kthyer në hero për një çift të porsamartuar në brigjet e Sardenjës.  Me të dëgjuar thirrjet për ndihmë të Andrea Benedetto, Magnini u fut në det për të tentuar shpëtimin e tij.

Për fatin e mirë të Benedetto, ish-kampioni i botës ishte më i shpejtë se varka e shpëtimit dhe qëndroi mbi ujë deri sa mbërritën rojet bregdetare.

“Unë thjesht bëra atë që kisha për të bërë. Ishte shumë në telashe. Ai ishte mjaft i frikësuar dhe kishte pirë pak ujë deti.”-tha 37 vjeçari për “Corriere dello Sera”.

Dy herë kampioni i Botës, që fitoi medaljen e bronzit në Olimpiadën e Athinës 2004 ishte në pushime me të dashurën e tij Giorgia Palmas, kur ndodhi incidenti.