Kalon mbi 100 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA

1 muaj më parë

Kalon mbi 100 mijë numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA

Në SHBA ka kaluar 100 mijëshen numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit.

Amerika është shteti me numrin më të madh të viktimave, derisa për më pak se katër muaj ka të konfirmuar 1.69 milionë raste të konfirmuara, që paraqet rreth 30 përqind të numrit total botëror, raporton BBC.

Rastet e para në SHBA të të infektuarve në Uashington janë shënuar më 21 janar.

Në botë deri tash të konfirmuar janë 5.6 milionë raste, me 354 mijë e 983 të vdekur, që prej kur virusi u shfaq në Wuhan të Kinës në natën e fundit të vitit të kaluar.