Kalon mbi 100 mijë numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

4 javë më parë

Kalon mbi 100 mijë numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

599 kosovarë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket gjendjes me COVID-19, ku krahas infeksioneve janë regjistruar edhe 17 raste vdekjesh dhe 868 persona janë shëruar.

Më këto të dhëna, që nga rasti i parë, në Kosovë janë konfirmuar 100 mijë e 135 raste të të infektuarve me dy mijë e 39 raste vdekjesh, kurse numri total i të shëruarve është 85 mijë e 196.