Kalifornia përfshihet nga zjarret masive

2 muaj më parë

Kalifornia përfshihet nga zjarret masive

Ekipet e zjarrfikësve në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara janë duke luftuar me flakë të mëdha që janë përhapur në pyjet e këtij shteti.

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme, mijëra njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në Los Angeles, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Më shumë se 1,300 zjarrfikës, të përkrahur nga helikopterët dhe aeroplanët që hidhnin ujë nga qielli, janë duke luftuar me zjarret që nisën ditën e premte.

Zjarri është duke u përhapur në terrene të vështira malore, duke e vështirësuar qasjen e zjarrfikësve në ato pjesë.

Tymi i madh që është përhapur në qiell ka lëvizur drejt lindjes deri në Arizona, rreth 480 kilometra larg.