
Kadare për Agollin: Ai do të na mungojë të gjithëve
4 vite më parëKadare për Agollin: Ai do të na mungojë të gjithëve
Ndarja nga jeta e ikonës së letrave shqipe Dritëro Agolli, është ndjerë thellë nga një tjetër figurë e madhe e letërsisë shqipe, disa herë kandidat për çmimin “Nobel” Ismail Kadare.
“Lajmi i vdekjes së Dritëro Agollit ka qenë një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri, jo vetëm për njerëzit e artit, por për gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen. Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare. Ai do të na mungojë të gjithëve”, citon Agjensia Telegrafike Shqiptare Kadaren.