Juventusi do ta shesë Dybalan për të blerë Felixin

3 muaj më parë

Juventusi do ta shesë Dybalan për të blerë Felixin

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi, është duke bërë përpjekje për të transferuar yllin e ri të Benficas, Joao Felix.

Madje krerët e Juventusit janë të gatshëm të sakrifikojnë argjentinasin Paulo Dybala për të mbledhur fondet për të transferuar Felixin në verë, raportoi “Football Italia” të dielën, transmeton “Koha Ditore”. Raportohet se duhet të paguhen afro 100 milionë euro për të transferuar 19-vjeçarin.

Felix ka luajtur 36 ndeshje për Benfican këtë stinor dhe ka shënuar 15 gola në të gjitha garat. Për Felixin interesim janë duke treguar shumë skuadra të mëdha, përfshirë edhe Real Madridi.