Juristët e cilësojnë të drejtë vendimin e Kushtetueses

1 muaj më parë

Juristët e cilësojnë të drejtë vendimin e Kushtetueses

Me vendim unanim rrëzuan pretendimet e Vetëvendosjes. Kështu gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese lanë në fuqi dekretin e presidentit, që i jep të drejtë Avdulla Hotit të themeloj qeverinë e re.

E këtë vendim si të drejtë po e sheh edhe juristi Kushtrim Palushi.

Sipas tij, ky vendim është interpretim i drejtë i dispozitave të Kushtetutës.

Megjithatë Palushi thotë se ka pritur që organi ma i lartë i drejtësisë ti jap një mundësi LVV-së për ta bërë qeverinë.

Por ky vendim i Gjykatës Palushi thotë se mund t’i konvenoj edhe partisë së Albin Kurtit në të ardhmen.

Por, Arbresha Loxha e shohin me shqetësim ndikimin e madh të presidentit Hashim Thaci, në formimin e qeverisë së re.

Gjykata Kushtetuese për çështjen e dekretit të presidentit vendosi në orët e vona të së enjtes.