Ju nënshtrua operacionit për t’u bërë grua, u rikthye sërish në burrë

4 ditë më parë

Ju nënshtrua operacionit për t’u bërë grua, u rikthye sërish në burrë

Në prill 1983, pas dy vitesh terapi të hormoneve, Walt Heyer iu nënshtrua një operacioni për ri-caktimin gjinor të tij dhe u bë grua. Ai mori emrin Laura Jensen.

Në 1991, pas tetë vjetësh jetesë si grua Heyer u kthye sërish në burrë pasi u pendua.

Por sipas Heyer ai nuk është i vetmi.

Në një intervistë për DailyMail.com, 79 vjeçari tha se u kthye në grua i bindur se kjo ishte përgjigja e problemeve të tij.

Por tani shprehet se ri-caktimin gjinor si kurë është kryhet gjerësisht dhe është një nga më të rrezikshmet e kohës sonë.

Sipas Heyer, njerëzit me probleme po shtyhen drejt ndryshimit të gjinisë kur ajo që u duhet të bëjnë është terapia për të adresuar çështjet themelore të tilla si abuzimi në fëmijëri, çrregullimi transvestik dhe një mori problemesh të tjera.

‘Ajo që ndodhi në fëmijërinë time nuk ishte trajtuar kurrë siç duhej të ishte me psikoterapinë. Mendova se problemi im ishte gjinia ime,”-tha ai.

Heyer tregoi se ishte abuzuar seksualisht nga xhaxhai i tij kur ishte fëmijë dhe se gjyshja e vishte me rroba për vajza.

“Unë isha rreth katër vjeç gjyshja më bëri një fustan ngjyrë vjollcë dhe kur ma vishte më thoshte sesa bukur më rrinte,”-kujtoi Walt. “Ajo më thoshte se ishte sekreti ynë i vogël dhe të mos ua tregoja prindërve.”

Heyer rrëfeu se ajo që i ndodhi ishte konfuzion gjinor.

“Unë e ndjeja atë,”-shtoi ai.

AI tregoi se pas dy vitesh e gjysmë prindërit e tij e morën vesh dhe gjyshja e tij nuk u lejua më të kujdesej për të.

“Babai im filloi të aplikonte disiplinë të rëndë ndaj meje. Unë e kuptoj që ai ishte i hutuar, nuk dinte se çfarë të bënte.”

Pas shumë kohësh, fëmijëria e tij u shkatërrua pasi u abuzua seksualisht nga xhaxhai i tij, të cilit iu ishte besuar kujdesi i Heyer.

Ai u tha prindërve të tij por ata nuk e besuan atë.

“Ata thjesht thanë: Fredi kurrë nuk do të bënte një gjë të tillë, është gënjeshtër. Si një djalë i vogël, e dija që nuk mund t’i besoja gjyshes. Unë nuk mund t’i besoja as xhaxhait tim dhe nuk mund të flisja me askënd për ndonjërin prej tyre. Shumë më vonë, u kuptova se kur kalova tranzicionin po jetoja jetën që filloi me atë fustan të purpurt dhe atë abuzim seksual.”

Sipas Heyer, çështjet e pazgjidhura me abuzimin seksual në fëmijëri janë një temë e fuqishme dhe e përsëritur tek ata pendohen për ndryshimin e seksit.

“Unë nuk doja të isha djali që u abuzua.”

Ai tregoi se u martua dhe si ndryshoi jeta e tij.

“U martova në moshën 21 vjeçare. Kam pasur dy fëmijë. Kisha një punë të mirë. Kam punuar në misionet hapësinore Apollo si inxhinier i asociuar.”

Promovimet dhe suksesi material pasuan, por, e gjithë pesha e traumës së fëmijërisë qëndronte ende në mendjen e tij.

Heyer pranon se konsumoi drogë dhe pije alkoolike për të zhdukur dhimbjen.

“Unë mendoj se kjo ishte mënyra ime e të bërit vetëvrasje. Ajo që ndodhi në fëmijërinë time nuk ishte trajtuar kurrë siç duhej të ishte me psikoterapinë. Mendova se problemi im ishte gjinia dhe kështu përfundimisht shkova te një terapist gjinor. Unë jetoja në San Francisko në atë kohë dhe njihja disa njerëz që më treguan për një mjek që aprovonte njerëzit për operacion. Ishte vera e vitit 1981 dhe këtu filloi gjithçka’.

Ai shkoi te terapisti, i cili i tha se kishte nevojë për terapi hormonale.

Heyer tha se terapisti nuk e kishte pyetur asnjëherë për çështjet themelore, ai për problemet e shëndetit mendor ose traumën historike ose abuzimin.

Martesa e Heyer u shkatërrua dhe ai u divorcua dy vjet pasi filloi terapinë me hormone.

Babai i tij nuk ishte më i gjallë kur bëri operacionin për tu kthyer në grua. Nëna e tij nuk e pranoi dhe vëllai e motra, që nga ajo kohë nuk i kanë folur.

Kur iu nënshtrua operacionit ai vetë u bind plotësisht se po bënte gjënë e duhur.

Ndikimi ishte i menjëhershëm. Ai humbi punën e tij. Nuk vonoi shumë dhe mbeti pa shtëpi.

“Fillova nga e para në moshën 42 vjeçare”

Si Laura Jensen, Heyer ndihej i lirë të jetonte një jetë krejtësisht të ndryshme.

Por me kalimin e kohës filloi ti bëjë pyetje vetes lidhur me vendimin për të ndryshuar gjini.

‘Fillova të lexoj libra dhe kuptova se njerëzit që identifikoheshin si transgjinorë shpesh vuanin gjithashtu nga një gjë e quajtur bashkëpërfshirje, gjëra të tilla si skizofrenia ose çrregullimi bipolar. Kjo ishte arsyeja që hapa sytë. Fillova të pyesja veten pse terapisti që më aprovoi për operacion nuk hulumtoi gjëra të tilla si abuzimi seksual apo fizik.”

Heyer nisi të mendojë në mënyrë kritike.

“Pashë që ishte thjesht një ndryshim kozmetik. Duhet të ketë diçka që të shtyn të mos pëlqesh veten. Aq shumë, sa që përpiqesh të bëhesh dikush që me të vërtetë nuk mund të bëhesh kurrë.”

Ai kuptoi se po përpiqej të bëhej dikush që në të vërtetë nuk mund të ishte kurrë, ishte për të po aq çliruese aq edhe shkatërruese, sepse me mirëkuptim erdhi keqardhja.

“Është një maskë. Një Halloween. Më në fund kuptova që operacioni nuk më ktheu kurrë në grua. Edhe pse kupton që në të vërtetë nuk je grua, kthimi mbrapa nuk është i vështirë sepse jeni akoma burrë.”/oranews