“Ju lutem respektoni masat sa më shumë”, ky ishte postimi i fundit i Cimës

4 muaj më parë

“Ju lutem respektoni masat sa më shumë”, ky ishte postimi i fundit i Cimës

Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Klinika Infektive për Gazetën Express.

Rreth një javë më parë, Cima ishte lajmëruar nga Klinika Infektive përmes një statusi që ia kishte shkruar djali i tij, Artan Thaçi.

Cima qëndroi 13 ditë në mjekim intensiv, vdiq sot pas orës 11
Cima kishte kërkuar që të respektohen masat nga qytetarët, pasi ai kishte disa ditë që ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

“Po lajmërohem pas një jave të vështirë ! Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja , ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.

Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre luftarak , për ne që po përballemi me këtë betejë aspak të lehtë e në luftë sy më sy. I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rrezikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.

Po ashtu ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që po interesoheni për gjendjen time vazhdimisht , shpresoj herën tjetër të jem edhe në gjendje më të mirë.

Ju lutem respektoni masat sa më shumë.

Me respekt Cima

P.s.(Tekstin e shkroi djali Artani)”, ka shkruar Cima në Facebook./Express/