Jonida Maliqi këndon sonte në Eurovision

1 javë më parë

Jonida Maliqi këndon sonte në Eurovision

Sonte në Tel Aviv të Izraelit do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit ‘Eurovision 2019’.

Gjithsej janë 18 shtete që do të garojnë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 18 majit, transmeton Klan Kosova.

Në mesin e këtyre shteteve është edhe Shqipëria, nën përfaqësimin e artistes Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.

Kjo është lista e shteteve që garojnë në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2019’ dhe këngët përfaqësuese:

1. Armenia – Srbuk me “Ëalking Out”

2. Irlanda – Sarah McTernan me “22”

3. Moldavia – Anna Odobescu me “Stay”

4. Zvicra – Luca Hänni me “She Got Me”

5. Letonia – Carousel me “That Night”

6. Rumania – Ester Peony me “On A Sunday”

7. Danimarka – Leonora me “Love Is Forever”

8. Suedia – John Lundvik me “Too Late For Love”

9. Austria – PÆNDA me “Limits”

10. Kroacia – Roko me “The Dream”

11. Malta – Michela me “Chameleon”

12. Lituania – Jurij Veklenko me “Run Ëith The Lions”

13. Rusia – Sergey Lazarev me “Scream”

14. Shqipëria – Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”

15. Norvegjia – KEiiNO me “Spirit In The Sky”

16. Holanda – Duncan Laurence me “Arcade”

17. Maqedonia e Veriut – Tamara Todevska me “Proud”

18. Azerbajxhani – Chingiz me “Truth”

Renditjet e tyre janë të kombinuara për çdo vend, ku këngët më popullore marrin 12 pikë, të tjerët marrin 10, pastaj 8, 7 dhe kështu me radhë, deri në 1 pikë për këngën e tyre më të preferuar.

Juritë vendosin pikët e tyre bazuar në katër elementë kryesorë: Vokali i këngëtarit, performanca në skenë, përbërja dhe origjinaliteti i këngës, si dhe përshtypja e përgjithshme e aktit.