Jona Spahiu flet për shkëputjen e saj nga televizioni dhe zbulon nëse do të rikthehet në ekran

2 muaj më parë

Jona Spahiu flet për shkëputjen e saj nga televizioni dhe zbulon nëse do të rikthehet në ekran

Jona Spahiu është një nga moderatoret më elokuente dhe më të ëmbla të ekranit. Megjithatë pasi u bë nënë, ajo u shkëput nga televizioni dhe nuk është rikthyer prej kohësh. Fansat e pyesin shpesh se kur do të rikthehet dhe Jona i është përgjigjur së fundmi në ‘Instagram-in’ e saj.

“Si çdo gjë në jetë edhe programeve televizive edhe jetës së një personazhi në televizion ndodh t’i vijë fundi edhe nuk është fundi i botës. Në një moment të caktuar të jetës sime, televizioni nuk ishte prioritet, ndjeja që nuk kisha të njëjtin motiv për të qenë çdo ditë aty isha mjaftueshëm për të mos kërkuar kënaqësi të tjera personale apo profesionale. Por besoj se ka ardhur një moment për të cilin kam nevojë për një sfidë të re. E kam bërë besoj televizionin në mënyrë shumë organike, e dukë qenë se njerëzit në jetë lodhen për të gjetur një punë që t’i ngjajë lojës, kështu e kam bërë e unë televizionin e nuk mendoj se është momenti që të heq dorë ndaj do të më shihni shumë shpejt”, u shpreh Jona.