Jo vetëm për Joe Biden, Dua Lipa u bën thirrje shqiptarëve për zgjedhjet në Kosovë

3 muaj më parë

Jo vetëm për Joe Biden, Dua Lipa u bën thirrje shqiptarëve për zgjedhjet në Kosovë

Të gjithë e kemi parë se sa e angazhuar është Dua Lipa kur vjen puna edhe te çështjet politike.

Ajo u përfshi shumë në zgjedhjet elektorale që u zhvilluan në SHBA, duke shprehur publikisht mbështetjen për Joe Biden. Lipa atëhere ju drejtua të gjithë komunitetit shqiptar në Amerikë që të votonin Biden ku i listoi dhe arsyet pse ata duhet ta bëjnë këtë gjë.

Së fundmi dua ka reaguar edhe për zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë  më 14 shkurt.

Dua u ka kërkuar shqiptarëve të Kosovës që jetojnë jashtë të votojnë, duke iu rikujtuar se sa e rëndësishme është vota e tyre.

Ka qenë babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ai i cili përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se e ka kryer detyrën e tij qytetare me anë të postës, teksa ka inkurajuar të gjithë që të votojnë. Postimin e tij e ka rishpërndarë në Instastory edhe Dua, e cila i është bashkuar thirrjes për t’i ndërgjegjësuar njerëzit për vlerën e votës së tyre.

“Bëj që zëri yt të dëgjohet! Ti mund të votosh nga kudo ndodhesh!”-shkruhet në postimin e shpërndarë prej saj.