“Jeta midis ujërave”

2 vite më parë

“Jeta midis ujërave”

“Jeta midis ujërave” është një nga filmat më të rinjë shqiptar. Një film me metrazh të gjatë i xhiruar brenda 10 ditëve, me skenarist dhe regjisor Ardit Sadiku, ka mbyllur xhirimet këtë javë.

Filmi trajton një familje me probleme ku gjithësecili nga ne mund të gjejë veten e tij. Babai, mamaja, dhe vajza; Ky trekëndësh familjar ku nuk ka komunikim.
Trajton 3 botë të ndryshme, ndjesi dhe gjendje psikologjike. Një rrjetë ku nuk gjendet filli, dhe fundi nuk është i ditur.
Në këtë film do të jenë aktorë protagonist Jorida Meta, Kastriot Shehi, Enxhi Cuku duke vazhduar më pas me Ermela Ruri, Klodian Hoxha etj.
Filmi është në post montazh dhe pritet të ketë premierën në muajin prill.