Jennifer Lopez si striptiste, ky shtet i ndalon filmin

3 javë më parë

Jennifer Lopez si striptiste, ky shtet i ndalon filmin

Filmi ku Jennifer Lopez aktron si striptiste është ndaluar në Malajzi për shkak të “përmbajtjes së pahijshme”.

Bordi i censurimit të filmit në vend tha se “Hustlers” ka shumë skena me gjoks të zhveshur, kërcime erotike dhe drogë, gjë që e bën atë “të papërshtatshëm për shfaqjen publike”.

Filmi aktualisht po ngjitet në listat e më të ndjekurve në Shtetet e Bashkuara dhe Britani. Tek “Hustlers” flitet për një grup kërcimtaresh ekzotike që duan të zhvasin klientët e pasur.

Por “Hustlers” nuk është filmi i parë që censuron Malajzia. Në fillim të këtij viti, skenat homoseksuale që transmetohen në filmin “Rocketman” u censuruan në Malajzi./oranews