Javën e ardhshme fillon rimburismi për kuponë fiskal

4 vite më parë

Javën e ardhshme fillon rimburismi për kuponë fiskal

Të gjithë ata që i kanë dorëzuar plikon me kuponë fiskal duhet të presin për tu dal në konto paratë. Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kanë thënë për Telegrafin se janë duke i verifikuar plikot me kuponë fiskale.

“Jemi duke punuar në vazhdimësi sa i përket verifikimit të pilove me kuponë fiskal dhe besoj që ka fundi kësaj jave, eventualisht fillimi i javës së ardhshme do të filloj rimbursimi i mjeteve për qytetarët”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyçi .

Nga fillimi i kësaj kampanje e deri më tani janë pranuar mbi 1.1 milion pliko me kuponë fiskal dhe shuma e rimbursuar ka qenë 15.5 milionë euro.

“Sa i përket vetëm periudhës së TM4 numri i plikove të pranuara është 334,062”, ka treguar ajo.

Interesimi i qytetarëve, sipas zëdhënëses Bytyçi, për të qenë pjesë e kampanjës për rimbursimi nga kuponët fiskal, në vazhdimësi ka shënuar rritje.