Jashari për bastisjen në zyrën e veteranëve: Nuk e dimë kush janë, mund të jenë kriminelë të Serbisë

1 muaj më parë

Jashari për bastisjen në zyrën e veteranëve: Nuk e dimë kush janë, mund të jenë kriminelë të Serbisë

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se nuk po e dinë arsyen e bastisjes nga EULEX-i në zyrat e OVL-UÇK-së.

Jashari tha se nuk i njeh kush janë, pasi nuk kanë as paralajmërim, as ndonjë dokument dhe theksoi se ata mund të jenë edhe kriminelë të Serbisë.

“Nuk e dimë arsyen se pse janë futur pa paralajmërim. Turpi i gjithë kësaj është nga institucioni më i lartë qoftë të atyre të drejtësisë, parlamentit e presidentit. Mos të vijë deri te më e keqja se s’do të lejojmë që të vijë kushdo dhe kurdo që të na largojnë nga zyrat, se ne nuk e dimë se çka bëjnë ata në këto zyra, mund të jenë edhe kriminelë të Serbisë, janë të maskuar flasin gjuhë të ndryshme, flasin sllavisht dhe nëse vërtetohet kjo nuk do të lejojmë… Lirinë e kemi marrë, e kemi fituar dhe me të vërtetë do të derdhet gjaku në emër të lirisë. Ne nuk i njohim dhe nuk e dimë se kush janë këta”, ka thënë Jasharaj në RTV Dukagjini.