Japonia jep alarmin, pritet një goditje nga Koreja e Veriut

3 vite më parë

Japonia jep alarmin, pritet një goditje nga Koreja e Veriut

Japonia ka zbuluar sinjale radiofonike që sugjerojnë se Koreja e Veriut është në përgatitje të një tjetër rakete balistike, tha një burim qeveritar japonez të martën.

“Kjo nuk është e mjaftueshme për të përcaktuar se kur Koreja e Veriut do të lëshojë raketën balistike” ,tha burimi për Reuters.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo njoftoi të hënën se qeveria japoneze është në gatishmëri pasi kapi këto sinjale, duke sugjeruar se një nisje mund të ndodhte brenda pak ditësh.

Raporti gjithashtu thotë se sinjalet mund të lidhen me trajnimin ushtarak dimëror nga ushtria e Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut po vazhdon të ndjek programe mbi armë bërthamore dhe raketore, të cilat janë në kundërshtim me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Poashtu, Pheniani nuk i ka mbajtur sekret planet e tij për të zhvilluar një raketë të aftë për të goditur kontinentin e SHBA-së. Mirëpo gjatë testimit ajo ka lëshuar dy raketa mbi Japoninë./AktivPress